Osmani dhe presidentja e Parlamentit Evropian u pajtuan se liberalizimi i vizave është i domosdoshëm

E publikuar: 05/04/2022 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka diskutuar virtualisht me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“U pajtuam qe liberalizimi i vizave për Kosovën është i domosdoshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ka deklaruar se ato kanë biseduar edhe për situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.