Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila vdiq muajin e kaluar.
Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.
Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare.
Ajo ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA’së.
Në nderim të Albright, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kishte shpallur 24 marsin ditë zie në Kosovë.