Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë

E publikuar: 25/11/2024 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se lufta nuk është vetëm për gratë, por edhe për familjet, shoqëritë dhe të ardhmen e vetë drejtësisë.

Në një postim në X, Osmani thotë se  “derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë”.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë. Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjë nga ne nuk është vërtetë e lirë.”