Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do jetë e pranishme në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, por do të dërgoj një delegacion nga kabineti i saj të shoqëruar nga ambasadori Ilir Dugolli.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë, se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
“Megjithatë, duke u bazuar në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në këto ceremoni nga ambasadorët e tyre të akredituar në Ëashington D.C.”, ka thënë Kupina.
Më tej ai ka thënë se “duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar”.
“Presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbajtësore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris. Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, ka thënë Kupina.