Osmani bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, flasin për partneritetin dhe sigurinë

E publikuar: 21/02/2026 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja Osmani përmes një postimi, ku ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën.

“Është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin finlandez Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin midis dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Gjatë bisedës, dy presidentët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, me theks të veçantë në rrugën euroatlantike të vendit.