Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani, thuhet në një komunikatë për media.
Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.
Osmani tutje theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.