Deputetja më e votuar femër në Kosovë, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë.
Derisa bota po shënon 9 majin, ditën e përfundimit të luftës së dytë botërore, Osmani thotë se në Maqedoni ndjenja e luftës po rritet çdo herë e më shumë.
“Aktivitetet e sotme, që po i përcjellim me shumë shqetësim, janë të papranueshme dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve jo vetëm në Maqedoni. Organet e sigurisë duhet të përmbahen nga dhuna e tepruar dhe duhet të kontribuojnë për stabilitet dhe jo destabilizim të mëtutjeshëm të situatës”, thotë deputetja e LDK-së, Osmani.
Marrëveshja e Ohrit, që garanton të drejtat e të gjitha komuniteteve, Osmani thotë se duhet të zbatohet domosdoshmërisht, si parakusht dhe garancë për paqe e stabilitet në vend.
“Shpirtërisht dhe me lutje jemi me familjet e të gjitha viktimave”, ka përfunduar Osmani. /koha/