Të pranishmit që ndodheshin në një pjesë malore të Rusisë, panë nga afër fuqinë e një orteku masiv që u shkaktua papritmas.
Më se keqi e pësoi një kamion që ndodhej në atë rrugicë malore të Degestanit, e cila është rreth 1,400 metra mbi nivelin e detit, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga afër, e tregojnë se si u mbulua nga bora brenda pak sekondave dhe mbeti krejtësisht e bllokuar.
Asnjë prej makinave tjera nuk u përfshi nga orteku, që për një kohë e pamundësoi trafikun e zonës. /Telegrafi/