Bahri M.Gashi
Kohën që lëmë, pas shumë dështimeve, Kosovën e karakterizuan edhe shumë të pavërteta publike me peshë politike, situata të rënda shoqërore, që u orkestruan nga një rrjet i stërngarkuar i qeverisjes dy tarifore me tokëzim nga Serbia, përmes Listës Serbe. Të tillët së fundi, pandalur qirreshin së deklaruari, të “bindur” se po vepronin plotësisht në pajtim me Kushtetuten, madje zotoheshin, sikur të ndodhte e kundërta, ata do të ishin në gjendje të menjëhershme të jepnin llogaridhënie, nëse Asociacioni dhe Dmearkacioni do të bien ndesh, cënohej Kushtetuta dhe territori i Kosovës.
Pothuajse një mendësi e këtillë, e ultë politike, filloj që nga koha kur Kosova bëri përpjekjen e parë serioze për ndryshim, që në kohën e VLAN- it, e cila u ndesh me përthyrje mendimesh juridike dhe barrikadime politike në njërën anë dhe në tjetrën optikë shiheshin copëza drite, që tentonin të depërtonin në një horizont të ngurtësisë së mundësisë për një ndryshim rrënjësor, përmes një logjike qeverisëse të re, krejtësisht ndryshe nga e shpërfaqura. Ky cikël mostruoz i ndikimit parapolitik determinoj, papritmas një Aktgjykim Kushtetues, i cilësuar, i ndikuar politikisht, i njëanshëm, manipulues, por që imponoj një vazhdim të një mandatari duplifikues mashtrues dhe si rrejdhojë filloj shpërfillja e shpresës duke bërë, që të filloj të mbyet shpresa dhe e ardhmja e qytetarëve.
Mashtrimi klasik që ndodhi dhe largimi nga opsioni i ndryshimit, bëri që Kosovës ti filloj regresi i vërushllëm, njëherit zhytja e thellë në mosdalje nga paaftësia politike për tu ballafaquar me sfidat politike dhe ato socio-ekonomike, të cilat edhe më shumë u bënë barrë e qytetarëve, duke u pamundësuar atyre një jetë më të mirë, të premtuar.
Rikurorëzimi mes dy gjuhëve të kundërta politike, në orët e vona të errësirës, mes asaj të “ankthit dhe mjerimit”, një bashkëkeqëqeverisje e njohur prej tyre, fillojë me degradimin institucional, klientelizëm, nepotizëm, paaftësia e zotërimit përfaqësues, jo konsistencë mes palëve, jo të barabartë në dialog me serbinë, aspekti i mos rritjes së subjektivitetit ndërkombëtar përmes diplomacisë dhe ngecjes së plotë në njohje të reja, moszhvillimi ekonomik, paprespektiva e hapjes së vendeve të reja të punës, përveq logjikës së rritjes së skemave sociale, detyruan mijëra familje kosovare nga të varfëra, të shëndrrohen në lupsarë rrugësh për jetë më të mirë. Kjo situatë e mjeruar, bëri që qindra qytetarë të zgjidhnin të panjohurën, ikjen nga Kosova në vend të atëdhedashurisë, rinisjes së një jete të re në atëdhe.
Pasojat e atij aktgjykimi kushtetues, të ndikuar politikisht dhe i kontestuar nga të gjithë, ishte vetëm fillimi i mashtrimit elektoral të kualicionit LDK, Lista Serbe dhe PDK, që qëllim të vetëm kishte mbetjen e PDK –së në pushtet. Ata e mbyten shpresën, ndërsa Kosovën e shëndrruan në tregim të dështimit.
Nga kjo kohë, Kosova filloj të përballet me vitin e mbrabshtë, të dëshprimit, mashtrimin, dhe nënshtrimin karrshi interesave të tyre dhe sfidave të Kosovës, që rrëmbeshëm po i goditnin qytetarët dhe kushtetushmërinë e vendit.
Shkalla e papërgjegjësisë politike ishte shpërfaqur gjithandej, ndërsa dëshprimi qytetarë ishte enorm. Ky dëshprim u shoqërua me ikje masive në përmasa të ekzodit. Nëna me fëmijë në gji, të tjerat përpara kohës së lindjes, gra shtatëzënë e fëmijë të ngrirë në lumenjë dhe pyeje, lot, mall dhe ankth i pa shpresë, ishin vetëm disa të njohurat nga pamjet e orëve të mbërmjes të nisjeve të dhjetra autobusëve në çdo natë nga Prishtina dhe qytetet tjera anekënd Kosovës.
Një grup kriminal trafikantësh, tashmë po përfitonte qindra mijëra euro, përmes lidhjeve të tyre me kontrabanduesit me qenje njerëzore në thellësi të serbisë, të cilët po përfitonin pashpirtshëm nga mjerimi i qytetarëve tanë të dëshpruar nga mjerimi dhe mbytja e shpresës.
Kryeministri dhe qeveria kishin harruar qytetarin, pavërejtshëm po vazhdonin me vetkënaqësinë dhe sistemimin e njerzëve të tri partive të beslidhjes në pozicionet sipas dakordimit, pas mashtrimit.
Nuk shkoj gjatë dhe një ditë u shanë nënat shqiptare, u rezistua për mosshkarkim, por jo edhe gjatë, u detyruan të shkarkojnë një ministër serb me karakter të ultë njerëzor.
Qeverisë së filluan ti plasin skandalet sikur ai me djalin e kryemisitrit që e korruptoj drejtësinë, Trepçën e pakonsoliduar, prokurimin e korruptuar, bordet politike, shpenzimet në shëtitje, degradimet e vazhdueshme qeverisëse, mos krijimi i ushtrisë, imponimi i krijimit të Gjykatës dhe Dhomave të Specializuara, dy marrëveshtjet jo kushtetuese me Serbinë për krijimin e asosiacionit të komuanave me shumicë serbe, mos shënimi i drejtë i vijës kufitare me Malin e Zi – Demarkacioni, ku Kosova po humbte mbi 10.000 hektarë tokë, prona këto autoktone të etërve tonë dhe historikisht të administruara nga pronarë shtetas të Kosovës.
Dështakët në punët e jashtme të diplomacisë dhe lobimi tepër i dobët, bëri humbjen e shansit për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar dhe diskreditoj Kosovën. Një nga dështimet e mëdha të ministrit të jashtëm, ishte rasti i humbjes së betejes me serbinë në UNESCO, pothuajse proces ky i dështuar që në nisje, pra nga faza e aplikimit me subjektivitet tjetër.
Për këtë proces, kishin humbur kohë mbi 10 muaj, njëherit kishin shpenzuar shumë, disa qindra mijëra para nga buxheti, të pa deklaruara, në aktivitete diplomatike lobuese, por që rezultuan dështuese, dhe, ende nuk u dha nga askush përgjegjësi dhe llogaridhënie.
Gjithashtu mosliberalizimi i vizave, erdhi si pasojë e mosfunksionimit të shetetit ligjor, prokurorisë dhe gjygjësorit të ndikuar politikisht, e që përbënin vazhdimin e një serie të dështimeve që nuk iu duheshin qytetarëve të Kosovës. Kosova e cila vazhdimisht po privohet dhe po ndëshkohet përshak të politikave të këqija dhe politikanëve të korruptuar, duhet të ndërroj drejtim.
Nga kjo situatë e krijuar, përgjithësisht, përshkallëzimi i pakënaqësive qytetare shënuan trend tepër negativ në humbjen e besueshmërisë, ku mbi 85% të qytetarëve ndaj qeverisë kishin notë negative. Kulmi i mosdurimit erdhi kur u tentua të sillej versioni mashtues me rastin e dy marrëveshjeve konstetuese mbi asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Veprimet opozitare në moslejimin për zbatim, të imponuara nga gjendja faktike, në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe sovranitetit, u shfaqën fuqishëm në bllokim të punës në Kuvend. Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për përjashtim kolektiv të deputetëve, zotimi i kryetarit se brenda sallës nuk do të futet asnjëherë sigurimi sa ai është kryetar, çuditshëm dhe menjëherë pasojë me barrikadimin nga sigurimi brenda në sallën e senacave plenare dhe tensionimit pas mosdëgjimit qeveritar dhe urdhërave politik, u fillua me arrestimin e gjysmës së deputetëve të opozites, detyrimi i reagimit qytetarë.
Përkundër kësaj situate mosbindja e vazhdueshme qeveritare dhe represioni policor po vazhdonte. Krekosja dhe kryeneqësia e qeverisë se marrëveshjet janë plotësisht kushtetuese s’kishte të ndalur. Letrat joserioze për dialog politik dhe propaganda qeveritare mashtruese nuk zgjatën shumë. Aktgjykimi i kushtetueses se parimet e marrëveshtjes, cënojnë Kushtetuten dhe nuk janë tërësisht në pajtim me Kushtetuten, përbënë mozaikun, pothjuajse të atyre elementëve kryesorë të mospajtimve opozitare kundër mashtrimit politik, përthyrjeve dhe gërrshetimeve të mendimeve dhe aktivitetit pro dhe kundër, në skenën politike dhe institucionale në Kosovë.
Me këtë situatë kaotike Kosova, u bë lajm për të keq, nga ku në këtë fillim vit nuk mund të vazhdoj më me përshkallëzim të rënjës së papërgjegjësisë politike të njerëzve nga egoja e sëmuer për të qenë përjetësisht në skenë, që për synim kanë pushtetin dhe jo shtetin.
Atyre, që i detyruan deputetët, që të dalin nga natyra e jetës parlamentare për të mbrojtur kushtetutshmërinë me medota jo adekuate parlamantere, por të domosdoshme, vendoshmëria opozitare që i deyturan institucionet, ti drejtohen për mendim kushtetuesës, dhe atë, që edhe Gjykata Kushtetuese e vërtetojë taksativisht vullnetin e mbi dyqindmijëqytetarëve, përmes peticionit dhe kauzën e opozitës si të drejtë, tregoi se kryeminstri e shkeli kushtetutën, kur lidhi “beslidhjen” me tokëzimin serb dhe nënshkruajti marrëveshjen me Serbinë.
Kosova, pas këtij konstatimi kushtetues, është në një gjendje të re politike dhe konsekuecat ndaj kryemisitrit janë të pashmnagshme. Ato do të vijnë ose vullnetshëm nga ai, ose në mënyrë të pavullnetshme, të detyruara nga qytetarët si masë ndëshkimi, për mashtrim, lajthitje, imponim, diktaturë politike, nënshtrim dhe shkelje të kushtetutës së vendit. Vetëm pas këtij ndëshkimi, moralo-politik, Kosovës dhe qytetarëve të saj përsëri do t’iu kthehet shpresa.
Kryeministër, përpara se të dekretosh statutin, dekretoje vetndëshkimin, sikurse lëre testament në subjektin tuaj politik, që njerëz të paaftë si ti, që shkelin Kushtetuten, të mos lakmojnë kurr për pushtet. Vetdorëhiquni përpara se të dorëhiqeni. Papërgjegjësia juaj është e aktgjykuar dhe llogaridhënia është e pashmangshme, e pa alternativë. Këtë rrugë duhet ndjekur të gjithë ata politikan, ministra dhe zëvnedës ministra, që dështuan në ushtrimin e përgjegjësive politike që i kishin marrë dhe dështuan në përmbyshjen e misionit të tyre. Në Kosovë duhet të ndodhë përgjegjësia morale publike, politike dhe penale.
Shoqëria jonë ka nevojë urgjente, në këtë fillim vit, përkatësisht institucionet e drejtësisë të kenë kryedetyrë të zbatojnë ligjin strikt dhe pa standarde të dyfishta, që të ndodhë një “ortek i llogaridhënies” për secilin, që në cilëndo formë apo nivel të përgjegjësisë, që kanë rënë ndesh me ligjin të ballafaqohen me drejtësinë.
Papërgjegjësitë politike nga ai apo ajo, duhet të sanksionohen, ndëshkohen dhe gjykohen, të tillët duhet të privohen nga liria politike, qytetare dhe publike, e drejta për të përfaqësuar vullnet qytetarësh.
Në fund të një fillimi të ri, vlen të potencohet maksima se: “Kush fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”, prandaj, duke iu bërë thirrje të gjithëve, pa dallim, të ngrisim syqeltësinë dhe kurajon qytetare për të përmbytë të keqen, duke i hapë rrugë të ardhmes.
Parasëgjithash kjo është detyrë primare, përgjegjësia jonë kushtetuese e qyetetare përpara Zotit dhe Atëdheut, amanetit të dëshmorëve, lirisë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, që Kosovën ta realizojmë të plotë dhe në interes të qytetarëve të saj.
(Autori, është anëtar i Kryesisë së AAK –së)