Mësohen detaje të reja tronditëse pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar Dervish Hasi në Tiranë, i cili akuzohet se shfrytëzonte si prostitutë një vajzë 16-vjeçare.
Hasi kishte edhe tre gra të tjera, dhe i kishte premtuar 16-vjeçares se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.
Mësohet se mjeku 42-vjeçar i kishte premtuar adoleshentes së së shpejti ajo do të bëhej gruaja e tij. Gjithashtu mjeku kishte filluar të kishte marrëdhënie me të miturën që kur ajo ishte 14-vjeçe, madje për këtë kishin dijeni edhe prindërit e saj.
Por ajo që e bën edhe më tronditës ngjarjen e sotme është se mjeku 42-vjeçar e shfrytëzonte 16-vjeçaren për orgji, ku bashkë me tre gratë e tjera kryenin marrëdhënie.
Ai e merrte 16-vjeçaren tre deri katër herë në javë në banesën e tij dhe në momentin që kryenin marrëdhënie një nga gratë i filmonte, dhe më pas i shpërndanin në chatin e përbashkët që kishin.
Hasi i dyshuar dhe për krime të tjera
Hasi është një person i njohur për policinë. Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armëve snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.
Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxori emrin e tij në pah. Madje mjetit të tij më herët i vendosën edhe tritol.
AlbEu.com ka mësuar detaje të tjera tronditëse lidhur me këtë ngjarje të rëndë
Prindërit e vajzës kanë qenë në dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ja kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.
16-vjeçarja shkonte tre deri katër herë në muaj në banesën e mjekut ku kryente orgji me të dhe tre gratë e tjera.
Gjatë aktit njëra nga gratë filmonte dhe më pas video shpërndahej në chatin e përbashkët që kishte mjeku dhe tre gratë e tjera të tij.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë“, njoftoi policia për rastin në fjalë.