Orgazma fallso, nuk është mirë as për trupin tuaj e as për partnerin tuaj!

E publikuar: 20/05/2015 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Orgazma jo gjithmonë arrihet, prandaj shumë femra shtiren në momentin që bëjnë seks me partnerin.

Kjo është një sjellje që mund të shkoj mirë me seksin e rastësishëm, sepse është mjaft natyrale nëse nuk arrihet orgazma, meqë të dy trupat nuk njihen mirë. Në këtë rast, besimi ndaj njëri tjetrit nuk është I plotë dhe veprohet me rezerva.Në lidhjet në çift, sigurisht që gjërat ndryshojnë shumë. Nuk është për të qeshur, por kur shikon Meg Ryan tek “Harry të prezantoj Sally-n” tek shtiret sikur përjeton orgazmë në një bar.

Në fakt nuk i bën mirë ciftit, por nuk i bën mirë as trupit që të shtireni gjatë seksit, dhe ja pse.
Ja fillojmë me fizikun: orgazma prezanton kulmin e kënaqësisë seksuale, një kënaqësi që mund të arrihet vetëm me prezencën e disa kushteve.

Çdo grua , në mungesë të disa patologjive të veçanta, e din si ta arrijë orgazmën. Në funksion të kësaj, në shkollë, në edukimin seksual, gjinekologu; thonë që është mirë që të masturboheni, sepse shërben që të njhni më mirë trupin tuaj, kjo vlen mbi të gjitha për femrën, që ka organe seksuale më komplekse se të meshkujve.
Përsa i përket çiftit , të shtiresh në orgazmë, është e barabartë me gënjeshtrën në të gjitha rastet e vështira.

Nëse mashkulli e zbulon këtë shtirje, e gjithë marrëdhënia mund të jetë në rrezik: ai mund të pyes se prej sa kohesh partnerja e tij shtiret në orgazmë; pse nuk e ka thënë të vërteten; po sikur të ketë gënjyer dhe për gjëra tjera? Në këtë mënyrë do të shkatërrohej lidhja dhe besimi I krijuar në mes të çiftit.

Megjithatë seksi është pjesë e rëndësishme në një lidhje: nëse nuk keni seks të kënaqshëm, mund të dobësohet marrëdhënia, duke ndikuar edhe në ftohjen e ndjenjave ndaj njëri – tjetrit, apo duke I bërë partnerët që të eksplorojnë diku tjetër kënaqësinë seksuale. Kjo mund ta përkeqësojë marrëdhënien e çiftit deri në fatalitet të lidhjes.

Prandaj, sikur edhe për herat tjera, sidomos kur flitet për dashuri dhe seks, gjëja më e rëndësishme është sinqeriteti. Nuk duhet të keni paragjykime lidhur me jetën seksuale, duhet ti thoni hapur partnerit nëse nuk keni arritur orgazmë, në mënyrë që të mund të punoni së bashku në rritjen e kualitetit të jetës suaj seksuale. Kur lidhja në mes një çifti është e ndërtuar mbi këto baza të shëndosha, atëherë, çdo problem ka zgjidhje. /Puhia.com