Vieneese Staton e ka befasuar të atin Preston Roland, duke shkuar e veshur me vello, në spitalin në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, ku ai po trajtohet për sëmundjen e leukemisë.
Pasi e kishte shtyrë dasmën për pesë muaj, 27-vjeçarja vendosi të kryente një ceremoni të thjeshtë me burrin e ardhshëm, pasi babait të saj vetëm i rëndohej gjendja, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i përlotur, Roland i ka thënë disa fjalë për të porsamartuarit, ndërsa nuk ka rezistuar që të këndoj edhe disa vargje të këngës së tyre të preferuar.
Video e postuar më poshtë, tregon një pjesë të ceremonisë së improvizuar martesore, për t’i plotësuar ëndrrën të atit me regjim spitalor. /Telegrafi/