Organizimi i 15-të i Panairit Ndërkombëtarë “AGROKOS” në Prishtinë

E publikuar: 02/10/2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 20 deri më 23 tetor në Prishtinë do të mbahet panairi i ushqimit dhe pijeve organizuar nga CEO në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Panairi ndërkombëtar “AGROKOS” edicioni i 15-të, i specializuar për promovimin e sektorëve të ushqimit, pijeve, bujqësisë, blegtorisë, Agroindustri -pajisje dhe teknologji, gastronomi dhe hoteleri do të sigurojë një mjedis optimal të biznesit për të gjithë pjesëmarrësit, si vizitorë ashtu dhe për ekspozues.
Kompanitë ekspozuese do promovojnë shërbimet dhe produktet tyre në një ambient shumë të kërkuar të biznesit, ku të gjithë mund të prekin rezultatet e panairit AGROKOS gjatë ditëve të ekspozimit.

“AGROKOS” është një mundësi e shkëlqyer për të takuar në një vend tërë krerët kyç të kësaj industrie, si dhe mundëson takime e B2B në mes të ekspozueseve dhe vizitoreve vendas e ndërkombëtarë, të cilët janë të etur për shkëmbim të ofertave më të reja dhe shërbimet që ofrohen, direket -(ballë për ballë). AGROKOS është bërë edhe një portë e rëndësishme për te gjithë ata që synojnë eksportimin e produkteve vendore në tregjet e shteteve fqinje.

ceo- Panairi

Gjithashtu, edicioni i 15-të i Panairit ndërkombëtar “AGROKOS 2015” ka një rritje të ndjeshme të numrit të ekspozueseve. Ky interes po rritet çdo javë nga kompani lokale dhe të huaja, nga të gjitha fushat e bujqësisë, ushqimit dhe pijeve.
Përveç ekspozueseve të zakonshëm, këtë vit teknologjia e fundit gjermane për prodhim përpunim dhe ruajtje të ushqimit prezantohet në “AGROKOS 2015”.

Tashmë AGROKOS po krijon lidhje në mes të bizneseve vendore, me ato ndërkombëtare duke sjellë praktikat dhe teknologjitë me të fundit në Prishtinë e cila po ka ndikim direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të gjithë po rriten prej AGROKOS-it

(Artikull i sponsoruar)