Organizimet për nder të festës së Pavarësisë

E publikuar: 15/02/2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për nder të festës së pavarësisë së Kosovës, sot, në të gjitha Ambasadat e Republikës së Kosovës, organizohet pritje për korin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse.

Ceremonitë do të mbahen në orë të ndryshme. Po për festën e pavarësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbajë ceremoninë e dhënies së çmimeve letrare, duke filluar nga ora 10:00.

Pastaj, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane të Kosovës dhe Odën Gjermano Kosovare, organizojnë panairin e punës në sallën e kuqe, duke filluar nga ora 11:00.

Kurse, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të dekorojë me medalje personalitet e shquara, duke filluar nga ora 13:00.

Festa e pavarësisë, vazhdon me turneun tradicional të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, që do të mbahet në Pallatin e Rinis dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Ndërsa, në orën 20:00 do të jepet shfaqja mysafire “Zemra e Huaj”, nga Teatri i Sarajevës me regji të Dino Mustafiq.