Organizatorët e Beer Fest duhet të denohen!

E publikuar: 30/07/2016 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cfarë ndodhi në natën e 30.07.2016, të shtëna me armë zjarrin në turmë, panik gjithë andej sheshit.

Nga Emrush Thaci

Duke pasur parasysh se cka në të vërtet është duke ndodhur anë e kënd botës, shoqërisë Kosovare nuk i duhen këto manifestime të cilat fare nuk e kanë pasur nevojën pasi që është cështje komerciale, por më e keqja është se Beer Fest, e organizuar nga profiterë të caktuar për fitime përsonale bëjnë këto festa me 80% adoleshentë (fëmijë) ku në vendet përendimore ata e kanë të ndaluar të blejnë në markete alkohol apo cigare ndërsa në vendin tonë në prani të institucioneve përgjegjëse konsumojn alkohol dhe cka jo!

Institucionet e Sigurisë, Prokuroria, Gjyqësori dhe të gjithë kompetentët e në vecanti komuna e Prishtinës duhet të marrin veprime konkrete lidhur me organizimin e sontëm të Beer Fest dhe të denojnë organizatorët e këtij evenimenti si dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë duke pasur parasysh nivelin e ultë të organizimit si dhe marrjes pjesë të fëmijëve në këtë festë.

Aty pash tmerrin se si janë katandisur fëmijët me pjesmarrje në Beer Fest.

Një ashtu bëjë thirrje publike të institucionet komunale që mos të lejojnë organizimin e këtyre evinimenteve dhe disave tjera që kanë karakter degjenerues.

Duke pasur parasysh dhe duke ditur për ngjarjet që janë duke ndodhur cdo ditë rreth e rreth globit si rezultat i radikalizmit pikrishte keto festa shrytezohen, ndersa ne rastin e sotem kjo ka ndodhur si rezultat i institucioneve tona dhe organizatorit profiter.

Prindërve kudo që janë ju bëjë thirrje kujdesë për fëmijët tuaj se shumë pak jemi ka punojmë në drejtim të edukimit të tyre!

Urojë që institucionet e Kosovës të zgjohen nga gjumi dimrorë që i ka katandisur në pikë të verës!!!