Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët (UNRWA) u bëri thirrje sot autoriteteve izraelite “të mbrojnë të gjithë civilët që janë strehuar” në ambientet e saj në Rripin e Gazës.
“Luftërat kanë rregulla. Civilët, spitalet, shkollat, klinikat dhe ambientet e OKB-së nuk mund të jenë në shënjestër”, tha organizata, duke shtuar se strehimoret e saj “nuk janë më të sigurta”.
“Strehimoret e UNRWA në Gazën dhe Gazën Veriore nuk janë më të sigurta. Kjo është e paprecedentë. Kjo luftë nuk duhet të jetë përjashtim – mbrojtja e civilëve dhe infrastrukturës civile duke përfshirë objektet e OKB-së duhet të vlejnë edhe për këtë konflikt”.
Wars have rules.
Civilians, hospitals, schools, clinics & @UN premises cannot be a target.
We are sparing no effort to advocate with parties to the conflicts to meet their obligations under international law to protect civilians including those seeking refuge in @UNRWA shelters
— UNRWA (@UNRWA) October 14, 2023