Ki besim tek vetja
Organi kryesor seksual është truri. Ai ndikon dukshëm në kënaqësinë seksuale. Prandaj është e rëndësishme të veprosh mbi mendjen më shumë sesa mbi organet seksuale. Shpesh një grua ka frikë se nuk është mjaftueshmërisht e bukur për qenë e dëshirueshme. Por në realitet, kur një burrë shtrëngon gruan me të cilën po përjeton një moment intimiteti, për të ajo është gjithmonë gruaja më e bukur në botë. Ai është i përfshirë, i prekur nga intimiteti, e madje dhe nga defektet e partneres. Është një dhuratë që mund t’i bësh tjetrit, t’i tregosh gjithë përkushtimin. Të qenit i vetëdijshëm të mundëson të lësh mënjanë të gjithë komplekset për të përfituar nga momenti që je duke përjetuar. Dëshira për të bërë seks tek një grua është e lidhur ngushtë me harmoninë trupore. Prandaj një parapërgatitje para se një femër të futet nën çarçafë është shumë stimuluese. Bëj një banjë të ngrohtë, spërkatu me vajra esencialë ose me një krem me aromë nëpër të gjithë trupin, për një lëkurë të butë dhe të këndshme për t’u shijuar. Mjafton një gjest që një grua të ndihet më joshëse, pavarësisht defekteve të vogla.
Erotizo dëshirën
Mos mendo se dëshira vjen vetëm njëherë. Duhet kultivuar dhe ndezur. Dhe një nga metodat më të mira është komunikimi. Dialogu është afrodiziaku më i mirë.
Harmonizo ritmet
Shpesh mashkulli, në fillim të jetës seksuale, nuk e di se orgazma femërore ka nevojë për kohë. Tek një grua që nuk e ka provuar kurrë orgazmën, të paktën 45 minuta përkëdhelje janë të nevojshme për të bërë të mundur rritjen e eksitimit dhe shpërthimin e orgazmës. Thelbësor është stimulimi i klitorit. Meqë një burrë e arrin shumë më shpejt orgazmën, e ka të vështirë të kuptojë që partnerja vërtet ka nevojë për kaq shumë kohë. Ja që kjo është e vërteta. Por ky interval tenton të zvogëlohet me kalimin e kohës dhe me praktikën, derisa refleksi orgazmik të bëhet më relativ. Prandaj e rëndësishme është që të harmonizohen ritmet me qetësi. Sa më me ngadalë ta merrni, aq më shumë kënaqësi do të përjetoni.
Eksploro kënaqësinë mendore
Një lojë shumë eksituese është vënia në praktikë e një fantazia erotike jo shumë të rrezikshme. Për shembull, një çift mund të shkojë në restorant duke e ditur që ajo nuk ka veshur mbathje. Është një sekret që vetë ata të dy e dinë. Intimiteti dhe eksitimi stimulohen dhe bëhen prelud i një mbrëmjeje shumë pikante…
Zhdramatizo problemet e ereksionit
Kur një burrë ka probleme me ereksionin, për të nuk është shumë e thjeshtë. Në termat e identitetit mashkullor, kjo situatë është tragjike. Një grua që e kupton partnerin, që i jep siguri dhe zhdramatizon situatën është një thesar i çmuar për një burrë. Ndonjëherë mjaftojnë vetëm pak fjalë si: “Sot ose nesër… këtu jemi”. Pastaj është shumë e rëndësishme që një grua të mos përqendrohet vetëm tek penisi, por të dijë ta përkëdhelë partnerin edhe në zona të tjera: tek kofshët, tek testikujt.
Kërko kënaqësinë
Trupi ynë është misterioz dhe ai i personit që kemi përballë akoma më shumë. Nëse mendon se di gjithçka, me siguri gabohesh. Edhe seksologët më ekspertë na kanë rrëfyer se kanë ende shumë për të mësuar dhe për të zbuluar mbi misteret e trupit.
Duhet që burrat të ndalojnë së menduari se seksualiteti konsiston thuajse ekskluzivisht në penetrim. Duhet të zhvillojnë anën e tyre femërore, të bëhen më të butë, të dëgjojnë partneren, të hyjnë me të në një intimitet më të thellë. Vetëm me këtë kusht do të japin dhe do të marrin më shumë kënaqësi.
Çmo orgazmën pa penetrim
Ja që jo gjithmonë është e domosdoshme prania e një burri për të arritur orgazëm. Penetrimi i penisit në vaginë nuk është mënyra e vetme. Ndjesitë e marra nga përkëdheljet e të gjitha llojeve janë gjithashtu shumë interesante dhe të rëndësishme për t’u eksploruar dhe për të të shumëfishuar kënaqësinë seksuale.
Stimulo klitorin
Për t’i mësuar një burri se si përkëdhelet klitori , partnerja duhet patjetër t’i tregojë atij se si bën ajo. Ky demonstrim do t’i lërë të kuptojë atij se ç’ritëm të përdorë, në ç’pikë, kur të vazhdojë e kur të ndalet. Sepse tjetri nuk përkëdhelet ashtu siç mendon se duhet por siç ai ka nevojë. Kjo velen për të dyja palët.
Mbaj eksitimin
Për të rritur eksitimin tentojmë të çojmë në ekstrem tensionin muskulor. Por është më keq. Duke kontraktuar muskujt të krijohet përshtypja e një potence më të madhe, por në fakt provokohet një ejakulim i shpejtë. Prandaj është mirë që gjatë raportit seksual eksitimi të ruhet për të rritur kënaqësinë.
Rizbulo puthjen
E njeh, e praktikon, por ja që mund të zbulosh akoma dhe të përmirësosh shumë gjëra në seks. Disa çifte që janë bashkë prej një farë kohë, puthuajse nuk puthen më. Sa keq të heqësh dorë nga ndjesia që të fal puthja! Provo të organizosh një mbrëmje puthjesh. Nuk është thënë të bëni seks. Por të putheni sa më gjatë dhe intensivisht në buzë për të shijuar kënaqësinë e pamatë të puthjes.
Përkëdhelje sensuale
Ekziston një përkëdhelje shumë e këndshme: ledhatimi i pjesës së brendshme të gojës me një gisht. Të përkëdhelësh të brendshmen e gojës ndërkohë që penetron kaq lëngshëm, ngrohtë… Dhe është mjaft eksituese të thithësh a të kafshosh gishtat e partnerit. Eshtë një mënyrë simbolike e të bërit dashuri. Provoni përkëdheljet sensuale me partnerin tuaj me ndonjë vaj apo xhel. Substanca të tilla imitojnë lagështinë e vaginës. Përkëdhelitë transmetojnë përshtypjen e të bërit dashuri, dhe kontakti më pas ka për të qenë jashtëzakonisht eksitus.
Ngadalësoni ritmin
Burrat duhet të kuptojnë se ëhstë e kotë të ruajnë ritëm të fortë e të shpejtë kur bëjnë dashuri. Shpeshherë ngadalësimi i ritmit është shumë më i kënaqshëm për femrën. Burrat besojnë se sa më të shpejtë të shfaqen, aq më burrërojë janë, por nuk është e vërtetë! Në fakt, vagina është e ndjeshme ndaj presionit deri në pikën kur presioni është i kënaqshëm, ashtu siç edhe duhet të jetë: një valëzim i ngadaltë që vjen e ikën me një ritëm që sa vjen e rritet. Dhe pastaj nga kjo përftojnë edhe meshkujt, duke llogaritur këtu që duke lëvizur më ngadalë mund të arrijnë ta zgjasin më shumë kënaqësinë, të tyren dhe të partneres.
Stimulo zona të reja
Klitori nuk është vetëm ai organi i vogël që mezi arrin të shihet me sy. Ai zgjatet nën penis, drejt kockës. Për këtë arsye për një grua është mjaft eksituese që partneri gjatë raportit seksual të ndjekë lëvizje para mbrapa duke e mbështetur pulisin mbi veten. Duke ushtruar presion në të këtë zon, do të stimulohet rrënja e klitorit, shumë e pasur me receptorët e kënaqësisë, të cilët shpien në orgazëm.