Isa Mustafa pos që dorëzoi detyrën te kryeministri i ri Ramush Haradinaj, ai ka vendosur edhe ta shesë gjithë inventarin e zyrës që deri më sot ka qëndruar.
Këtë Zyra e Kryeministrit do ta bëjë përmes një ankandi publik për shitjen e “Inventarit zyrtar dhe pajisjeve të ndryshme të IT-së jashtë përdorimit”, derisa autoritet kontraktues është kryeministria.
Të gjitha pajisjet, nga karriget, varëset e deri tek tavolina e punës, që ishin vendosur në kryeministri sipas shijes së Mustafës, shumë shpejt do të largohen, për t’u shitur përmes këtij ankandi. Rrjedhimisht, kjo i jep mundësit Haradinajt që ta rregullojë zyrën e kabinetit të tij sipas shijeve të veta.
Ankandi do të vlejë deri me 15 shtator në ora 15:00.

















