ORCA vlerëson se nuk duhet plotfuqishmëri e aktgjykimit për përjashtim të ish-rektorit Hasani

E publikuar: 04/11/2017 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës një denoncim për ish-rektorin Enver Hasani, që muajin e kaluar është dënuar me një vit burgim me kusht për veprën penale mashtrim në detyrë. Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nuk është i plotfuqishëm, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo organizatë ka kërkuar përjashtimin e Hasanit nga Universiteti. Ish-rektori aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin Juridik të UP-së.

Drejtori i organizatës ORCA, Rron Gjinovci, pas dorëzimit të denoncimit, ka thënë se Kodi i Etikës dhe Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik janë të qarta dhe se rasti i Hasanit përbën shkelje të rëndë disiplinore.

Sipas Gjinovcit asnjë nga etnitetet e përmendura në këtë Kod dhe në këtë Rregullore, si rektori, dekani i fakultetit nuk kanë nisur një procedurë për zbatim të këtyre dokumenteve.