Orari i zgjatur i punës rrit gjasat për goditje në tru

E publikuar: 28/09/2015 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personat që punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuar nga goditja në tru. Përfundimi është publikuar në revistën mjekësore “Lancet”.

Të dhënat treguan se, shanset për të pësuar një goditje të tillë janë më të larta tek personat që punojnë përtej orarit tradicional të punës nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 17:00 pasdite.

Ndonëse lidhja që ekziston mes orarit të tejzgjatur dhe goditjes në tru është e paqartë, mjekët thonë se stresi në punë dhe mënyra e jetesës kanë ndikimin e tyre.

Sipas ekspertëve, njerëzit që punojnë me orare të zgjatura duhet të mbajnë nën kontroll vazhdimisht tensionin. Sipas studimit ku u përfshihen 500 mijë persona, tek njerëzit që punojnë 48 orë në javë krahasuar me ata që punonin 35-40 orë, rreziku i goditjes në tru rritet me 10 përqind, tek ata që punojnë 54 orë kjo shifër shkon në 27 përqind dhe për ata mbi 55 orë në 33 përqind.

Sipas mjekëve të University College në Londër, kërkimet janë ende në fazat e para për të zbuluar ç’ndodh në tru. Por stresi dhe qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, ndikojnë negativisht në shëndet. Një këshillë e mire është rritja e aktivitetit fizik dhe dieta e shëndetshme, transmeton shekulli.com.al