Federata Spanjolle e Futbollit e ka publikuar orarin e ndeshjeve të La Ligas për sezonin 2017/2018.
Ndeshjet e para sezonale do të zhvillohen në fundjavën e 18 dhe 19 gushtit, me një derbi madrilen ndërmjet Real Madridit dhe Getafes, teksa Valencia e pret Atletico Madridin në Mestalla.
Në javën e parë, Barcelona do të luajë në Camp Nou kundër Deportivo Alavesit.
Përballjet që i presin të gjithë, ato ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohen në javët 10 dhe 26 (në tetor 2018 dhe në mars 2019).
Koha e fillimit të ndeshjeve do të përcaktohet në bashkëpunim me ata që i kanë të drejtat televizive.
El Clasicot (Foto: Twitter/LaLiga)
Natyrisht se interesantë do të jenë edhe derbit e mëdhenj lokalë në edicionin e ri të La Ligas.
Reali kundër Atleticos apo Barca kundër Espanyolit janë ndër derbit me rivalitet të madh në kampionatin spanjoll. /Telegrafi/
Derbit lokalë (Foto: Twitter/LaLiga)

















