Lajmet

Opozita vazhdon të kundërshtojë ratifikimin e demarkacionit

19.05.2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita vazhdon të kundërshtojë ratifikimin e demarkacionit

Opozita mbetet këmbëngulëse kundër ratifkimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, edhe pse Komisioneri Evropian, Johannes Hahn, tha se nuk ka liberalizim pa ratifikim të kësaj marrëveshje.

Për zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën thotë se opozita nuk merr përgjegjësi. Ai thotë se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme.

Në rast të zvarritjes së procesit të liberalizimit të vizave për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, koalicioni qeverisës duhet ta marrë përgjegjësinë, thotë kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi. Në asnjë rrethanë, sipas tij, përgjegjësia nuk bie mbi opozitën, por mbi koalicionin qeverisës, që ka lejuar që kjo çështje të vëhet si kusht për liberalizimin e vizave. Krasniqi kujton faktin që koalicioni qeverisës, i ka më shumë se 80 vota në Kuvendin e Kosovës.

“Koalicioni qeverisës i ka votat për ta marrë vendimin për këtë çështje dhe a do ta jenë ata që e marrin këtë vendim apo jo, është çështje e tyre. Tani për tani opozita nuk ka mundësi ta pengojë asnjë vendim të koalicionit qeverisës, pasi i ka numrat”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Por, kjo sipas Krasniqit, nuk do të thotë që opozita nuk do ta kundërshtojë një gjë të tillë.

“Sigurisht që mundet opozita të organizohet dhe ta thotë fjalën e vetë, se cilat do të jenë veprimet e opozitës në këtë rast nuk e di, por kundërshtime do të ketë”, tha Krasniqi.

Jakup Krasniqi të martën ishte në takimin e liderëve të partive politike me Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn, në të cilin ai sikurse edhe liderët tjerë opozitarë e shprehen qëndrimin e tyre kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai thotë se duhet të formohet një komision i ri për këtë çështje, ndërsa shpreh dyshimet se ratifikimin e kësaj marrëveshje më shumë po e kërkon Qeveria e Kosovës, sesa Bashkimi Evropian.

Sido që të jetë, njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani thotë se institucionet dhe partitë politike duhet t’i qasen seriozisht kësaj çështje, ngase mosratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin do të jetë pengesë për liberalizimin e vizave.

“Natyrisht, kjo nuk nënkupton që demarkacioni duhet të shkojë sikur që është tash për tash. Mendoj se duhet të ketë një konsensus të brendshëm, edhe pse koha po ecën dhe nuk kemi kohë për të krijuar një mundësi të re, por ajo çka është e nevojshme, është që lidershipi ynë pozitë e opozitë duhet të ulen dhe t’i japin një përgjigje kësaj çështje, sepse për interesin nacional është e domosdoshme që të ratifikohet kjo marrëveshje”, tha Ujkani për Radio Kosovën.

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn të martën pas takimit me liderët e partive parlamentare tha se ua ka bërë të qartë se pa zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit