Opozita e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot konferencën e parë të vitit të ri. Fjalën e mori deputetja e AAK’së Donika Kada- Bujupi.
Tha se çmimi i kundërshtimit të marrëveshjeve u pagua me burgosje të deputetëve dhe qytetarëve, e në fund edhe Gjykata Kushtetuese tregoi se ajo është e dëmshme për vendim.
“Kjo qeveri që punon ne dem te vendit nuk ka baze qeverisje. Tash e kontestojmë jo vetëm legjitimitetin e këtyre marrëveshjeve, por tash e kontestojmë edhe legjitimitetin e kësaj Qeverie”, tha ajo duke thirrur për protestë më datën 9 janar kur edhe e kane paralajmëruar protestën gjithë popullorë.
Derisa Driton Çaushi nga VV thotë se ka 2 javë që ka dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Qeveria ende nuk e ka dhënë një përgjigje. Edhe ai ftoi qytetarët për protestë dhe ta ndalin siç tha ai një qeveri e cila po qon përpara projekte serbe.