Ndaj deklaratës së kryeministrit Mustafa, i cili kishte thënë se Demarkacioni ratifikohet para se Brukseli të votojë liberalizimin e vizave, kanë reaguar dy subjektet opozitare, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje!
Në një prononcim për Gazetën Blic, sekretari i Nisma-s, Bilall Sherfi, është treguar i prerë se subjekti i tij nuk do ta pranojë një version të tillë të ratifikim të kësaj marrëveshje.
“NISMA në asnjë rast nuk do të pranojë ratifikimin e këtij versioni të demarkacionit. Përkundrazi do të vazhdojmë ta kundërshtojmë me tërë fuqinë që kemi”, ka shtuar ai.
Sherfi më tutje i ka bërë thirrje deputetëve të koalicionit qeverisës që mos ta mbështesinë këtë gjë, sepse sipas tij, këto janë lojëra të cilat vetëm sa do të ndikojnë në përkeqësimin dhe thellimin e krizës politike.
Ai për fund, e ka parë si to domosdoshme nevojën e zgjedhjet e reja të parakohshme.
“Vetëm zgjedhjet e reja të parakohshme do të mund ta rikthejnë legjitimitetin e institucioneve të vendit”, ka përfunduar Sherifi.
Në linjë të njëjtë me NISMAN sa i përket kësaj çështje qëndron edhe Vetëvendosje, e cila përmes kryetarit të saj, Visar Ymeri, e ka kundërshtuar mundësinë ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.
I pari VV-së, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të konfirmuar kundërshtimin ndaj kësaj marrëveshje. Ai ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe të parin e PDK-së, Kadri Veseli si njerëz që po pranojnë kompromise në dëm të Republikës së Kosovës.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk bën të sillet në Kuvend. Në të kundërtën përgjegjësia për tensionimin e mëtutjeshëm të situatës dhe thellimit të krizës politike bie mbi ta.
Kjo marrëveshje nuk bën të sillet në Kuvend. Në të kundërtën përgjegjësia për tensionimin e mëtutjeshëm të situatës dhe thellimit të krizës politike bie mbi ta.Hashim Thaçi,Isa Mustafa e Kadri Veseli janë të gatshëm të pranojnë çdo gjë, sepse këta kompromisin e njëanshëm në dëm të Republikës së Kosovës e kanë bërë normë të funksionimit të tyre politik e institucional.
















