Opozita takohet për të vendosur për hapat e ardhshëm

E publikuar: 19/11/2015 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burim i KTV-së ka bërë me dije se opozita shumë shpejt do të dalë me një vendim për hapat e ardhshëm.

Sipas këtij burimi, “opozita do të takohet në ora 11 për të vendosur për hapat e ardhshëm”.

Edhe pse opozita, pas protestës të mërkurën kishte thënë se nuk do të ndalet së protestuari deri në tërheqje të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, KTV merr vesh se “gjasat janë që sot nuk do të ketë protestë”.