Opozita sot proteston pa Vetëvendosjen

E publikuar: 14/05/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta.
Haradinaj dhe Limaj u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në këtë protestë.
Është hera e parë pas shumë muajsh që AAK dhe Nisma organizojnë protestë pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo e fundit e cila bashkë me AAK-në dhe Nismën për disa muaj përbënin opozitën e bashkuar nuk i është përgjigjur dy partive më të vogla opozitare për protestë.
Ndërkohë, AAK dhe Nisma kanë nënshkruar një koalicion parazgjedhor, transmeton Kosovapress.
Protesta do të fillojë në orën 14 në sheshin “Skënderbeu” dhe është paralajmëruar që të jetë paqësore.