Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për ndryshimet që do të ndodhin në Kushtetutën e Serbisë.
Ai mohoi se kjo po bëhet shkaku i Kosovës, pasi që në preambulën e Kushtetutës serbe thuhet se Kosova është pjesë e saj.
“Ne do të duhet të ndryshojmë disa ligje të Kushtetutës që kanë të bëjnë me gjyqësorin shkaku i pranimit në Bashkimin Evropian, kapitujt23 dhe 24, si dhe numrin e deputetëve dhe shumë gjëra të gjata”, tha kryeministri në një intervistë në RTS-ë, transmeton Telegrafi.
Por, opozita në Serbi beson se prapa këtyre ndryshimeve në Kushtetutë qëndron pikërisht heqja e Kosovës nga preambula, e cila vlerësohet se është pengesa e fundit për njohjen formale të pavarësisë së shtetit të Kosovës.
“Presionet për ndryshimin e Kushtetutës vijnë nga jashtë, kryesisht nga BE-ja dhe SHBA-të. Ato kryesisht lidhen me Kosovën. Në fakt, ato kryekëput lidhen me njohjen e Kosovës, ndërsa për ta mbuluar këtë janë përmendur si arsye reformat në gjyqësor, uljen e numrit të deputetëve dhe gjëra të ngjashme”, tha për “Vesti” Slobodan Samarxhiq, kryetar i lëvizjes për krijimin e kombit serb dhe deputet në parlamentin e Serbisë.
Samarxhiq, i cili ligjëron edhe marrëdhëniet evropiane në Fakultetin e Shkencave Politike në Serbi, thotë se arsyetimet e kryeministrit serb rreth ndryshimit të Kushtetutës janë të pasakta dhe të palogjikshme.
Në Kushtetutën e Serbisë të miratuar në vitin 2006 gjatë qeverisë së Vojisllav Koshtunicës, Kosova përmendet në preambulë, e cila thotë se “krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë”.
Opozita serbe akuzon Vuçiqin se po e ndryshon Kushtetutën, shkaku i Kosovës
NGA KATEGORIA