Opozita refuzon ftesën e Mustafës për dialog

E publikuar: 04/12/2015 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencën e organizuar në selinë e AAK-së, opozita ka refuzuar ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog me opozitën.

Liderët opozitar e kanë konsideruar si jo serioze dhe të thatë ftesën për dialog, duke ripërsëritur kërkesat për anulimin e Marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, ministri dhe zëdhënësi qeveritar Abrashi e ka quajtur thirrjen e Qeverisë drejt opozitës të sinqertë nga e cila nuk do të ketë humbës.