Kryesore

Opozita protestë masive edhe pa “Vetëvendosjen”

25.04.2016 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Zyrtarisht konfirmohet se tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë ndarë rrugët. Kjo ndarje duket se nuk do të jetë pengesë për AAK-në dhe Nismën që më 14 maj të organizojnë protestë gjithëpopullore kundër Qeverisë me kërkesën për dorëheqjen e saj dhe shkuarjen në zgjedhje.

Këto dy parti, madje thonë se protesta do të jetë masive pavarësisht se Lëvizja “Vetëvendosje” e ka konfirmuar se nuk do të jetë as organizatore e as pjesëmarrëse në protestën e 14 majit.

Zyrtarë të AAK-së dhe të Nismës për Kosovën theksojnë se ata janë vazhdimisht në terren dhe në kontakt me qytetarët për protestën e 14 majit, duke thënë se “Vetëvendosja” nuk mund të ndikojë tek qytetarët për të mos dalë në protestë. Megjithatë, pranojnë se ndikimi i saj mund të jetë vetëm tek elektorati i saj.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për gazetën “Zëri” se protesta është paralajmëruar dhe do të mbahet më 14 maj dhe se çdo ditë janë në terren, në kontakt me struktura duke u mobilizuar. Ajo thekson se ish-partneri i tyre në opozitën e bashkuar, “Vetëvendosja”, nuk mund të ndikojë që protesta të mos jetë masive.

“Prapë do të jetë një protestë gjithëpopullore dhe ftojmë qytetarët që të dalin në protestë dhe kemi shumë arsye për të protestuar kundër kësaj Qeverie. ‘Vetëvendosja’ mund të ndikojë tek elektorati i vet, por tek qytetarët që nuk janë pjesë e partive politike jo, sepse qytetarët kanë pse të protestojnë kundër kësaj Qeverie të keqe”, ka thënë deputetja Kadrijaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare