Opozita premton protestë paqësore

18.04.2015 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Tri partitë opozitare në Kosovë kanë zhvilluar takimin e radhës në kuadër të koordinimit të hapave për organizimin e protestës së paralajmëruar për të shtunën në Prishtinë.

Opozitarët janë zotuar se protesta do të jetë e qetë dhe do të ketë si qëllim kundërshtimin, e siç thuhet “kapjes së shtetit” nga partitë në pushtet.

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili kësaj radhe ishte nikoqir i takimit, ka thënë se opozita e dënon gjuhën kërcënuese e cila u përdor Kuvendin e Kosovës nga koalicioni qeveritar.

 “Ne e ftojmë qeverinë e Kosovës dhe posaçërisht dy drejtuesit e saj që të mësojë se çka është demokracia dhe të mos e mbështesin qeverisjen e tyre në aparatin e dhunës. Të heqin dorë nga mashtrimet, gënjeshtrat dhe shpifjet mbi bazën e të cilave kanë fituar zgjedhjet dhe t’i lënë qytetarët lirshëm që të shprehin qëndrimin e tyre, pakënaqësinë e tyre në protestën paqësore që e kemi thirrur”, ka thënë Limaj.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se reagimet e eksponentëve të qeverisë japin një panik, me çka sipas tij po tregohet se kjo qeveri ua ka frikën qytetarëve të vet.

“Këto kërkesa përveç se janë të drejta janë edhe lehtë të realizueshme dhe janë të dobishme për zhvillimin e jetës në Republikës së Kosovës, për zhvillimin e një jete demokratike në një vend, në një shtet, ku qytetari është edhe burim sovraniteti”, ka theksuar Ymeri.

Po në lidhje me protestat e paralajmëruara, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar të premten se ato janë e drejtë legjitime, por ka bërë thirrje që protestuesit të marshojnë qetë dhe dinjitetshëm.

Protesta është e drejtë e pakontestueshme e secilës shoqëri demokratike, por unë u bëj thirrje të gjithëve që duhet të sigurojnë një protestë të qetë e të dinjitetshme”, ka thënë Jahjaga.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma kanë thirrur këtë protestë, ku ndër tjera është thënë se do të kërkohet shfuqizimi i vendimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, shkarkimi i ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, dorëheqja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, shkarkimi i Menaxhmentit të RTK-së, shpallja e kombinatit Trepça ndërmarrje publike me status të veçantë si dhe të ndalet formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, raporton rel.

Po në lidhje me këtë protestë, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tijHashim Thaçi kanë deklaruar se liderët opozitar duan të krijojnë tensione në vend me qëllim të krijimit të rrethanave politike për të ardhur në pushtet./infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur