Opozita premton protesta paqësore

E publikuar: 17/04/2015 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e tri partive opozitare në Kosovë kanë zhvilluar takimin e radhës në kuadër të koordinimit të hapave për organizimin e protestës së paralajmëruar për të shtunën në Prishtinë, më 18 prill.

Opozitarët janë zotuar se protesta do të jetë e qetë dhe do të ketë si qëllim kundërshtimin e, siç thuhet, “kapjes së shtetit” nga partitë në pushtet.

Njëherësh, ata kanë kundërshtuar sërish deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi, se qëllimi i protestës është dhuna dhe rrëzimi i pushtetit.

Po në lidhje me protestat e paralajmëruara, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar sot se ato janë e drejtë legjitime, por ka bërë thirrje që protestuesit të marshojnë qetë dhe dinjitetshëm.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Nisma kanë thirrur këtë protestë për të shtunën në Prishtinë.