Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë dyditore, me ftesë së homologes së tij kosovare, Atifete Jahjaga.
Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet sot në orën 15:00 ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë shqyrtimi i mundësisë së organizimit të një seance plenare në të cilën do t’ju drejtohej deputetëve presidenti i Austrisë, ose gjatë ditës së sotme, ose nesër.
Sipas informata të Koha.net, mësohet se ka sinjale që këtë adresim ta lejojë edhe opozita, e cila tash e më shumë se 1 muaj ka bllokuar seancat e Kuvendit me kërkesën për Qeverinë që të tërheqin nënshkrimet nga marrëveshjet për demarkacion me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një reagim të postuar dje në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ka qenë vetë dëshirë e Presidentit austriak që t’i adresohej deputetëve me një fjalim, mirëpo ka thënë se arsyet e mos-zhvillimit të këtij fjalimi veçse janë të njohura, duke aluduar në bllokadën e opozitës.