Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes perms facebook.
“Ky i fundit e blindoi Kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë.
Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia” transmeton koha.net.
“Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”.



















