
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti e cila ka marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka thënë se partitë opozitare do të takohen në ora 09:30 për të marr një vendim së bashku lidhur me mbarëvajtjen e seancës.
Ajo ka shtuar se përfaqëson vetëm Vetëvendosjen në Kryesi dhe nuk mund të jap një qëndrim të përbashkët.