Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë lëshua sallën e Kuvendit të Kosovës pasi s’pati kuorum për ta futur në rend dite si mocion urgjent procedural për debat parlamentar, shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.
Sipas propozimit të opozitës, kjo çështje do të vendoset si pikë e parë dhe pastaj të dilej me rezolutë të përbashkët për revokimin e vendimit të ZRRE-së.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se s’ka pasur kuorum për votimin e këtij mocioni.
“36 deputetë kanë votuar vetëm”, ka thënë Konjufca.
Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë. ZRrE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat. Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave dhe është miratuar në mënyrë unanime.