Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne

E publikuar: 17/02/2022 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita ka lëshuar sallën e kuvendit, teksa kryeministri Albin Kurti po e mbante fjalimin e tij me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë çuar nga ulëset e tyre dhe kanë dalë jashtë.
Kryetari i Kuvendit u ka bërë thirrje atyre që të sillen me dinjitet.

“Kjo është një seancë solemne, ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.