Opozita largohet nga salla, seanca shtyhet për në ora 14:00

E publikuar: 17/11/2016 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi dështuan ta votojnë mbajtjen e debatit në Kuvend për vdekjen në burg të Astrit Deharit, deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e parlamentit.

Të paret këtë veprim e bënë deputetët e VV’së që edhe kishin iniciuar debatin për vdekjen e aktivistit të tyre, e pas tyre njëjtë vepruan edhe ata të AAK’së e NISMA’s që po ashtu ishin pro debatit.

E për këto shkaqe, të mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve në seancë për të marrë vendime të ligjshme, drejtuesi i seancës, Xhavit Haliti, ka shtyrë mbajtjen e saj për në orën 14:00. /GazetaExpress/.