Opozita kundër Fondit Sovran, nëse votohet PDK paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetutese

E publikuar: 27/11/2023 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka mbajtur mledhjen e radhës, ku ndër të tjera u caktuan edhe seancat e ardhshme plenare.

Pas mbledhjes, shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten në seanën e re do të jetë në lexim të dytë të Projektligjit për Fondin Sovran.

Ai është shprehur se Partia Demokratike e kundërshton këtë projektligj, sepse siç tha Tahiri, në kuadër të rendit tonë kushtetues, sipas tij, është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë.

“Ditën e enjte në kuadër të seancës së re do ta kemi për votim edhe leximin e dytë të Projektligjit për Fondin Sovran, ne si Grup Parlamentar i Partisë Demorkatike e kemi kundërshtuar këtë projektligj, sepse konsiderojmë që në kuadër të strukturës ekonomike të vendit tonë dhe në kuadër të rendit tonë kushtetues është e pamundur të vendoset një strukturë e tillë. Konsiderojmë se është një strukturë ekonomike shumë e padobishme”, tha ai.

Tahiri u shpreh se nëse votohet Projektligji për Fondin Sovran, ata do ta dërgojnë në Kushtetuese.

“Si të tillë konsiderojmë që, nëse do të kalojë, t’i ketë mazhoranca numrat që ta kalojë në leximin e dytë, pra ditën e enjte, ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike do ta dërgojmë Gjykatën Kushtetuese dhe jemi të bindur që kjo strukturë e ka vetëm një formë që të ndërtohet, vetëm me ndryshime kushtetuese. Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj dhe mendoj që ky është një hap shumë i mirë për ekonominë e vendit tonë”, është shprehur Tahiri.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur në lidhje për Projektligjin për Fondin Sovran që do të trajtohet në seancë plenare të së enjtes.

Tahiri, theksoi se e kundërshtojnë këtë, pasi sipas tij është kundërkushtetues.

“Ligji për Fondin Sovran është caktuar të ketë esencë penale, është një ligj që e dëmton në esencë funksionimin e çfarë logjike ekonomike në këtë vend. Aleanca e kundërshton është po ashtu kundërkushtetues.” – deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

“Zotëri Kurti në të gjitha proceset ka blerë kohë nuk ka krijuar zgjidhje. Ka akumuluar probleme dhe nuk ka bërë asnjë zgjidhje”.