Avdullah Hoti para medieve ka thënë se seanca ka filluar me vonesë edhe pse ata kanë respektuar rendin e ditës.
“Është fatkeqe cfarë lloji ekspozeje do t’i ofrohet qytetarëve”, ka thënë Hoti.
“Ne kërkuam një mocion që kabineti qeveritar të nxret menjëherë në votim, por kryetari i Kuvendit e shkeli rregulloren menjëherë sot, atëherë kur nga deputetët e PAN u refuzua kërkesa për votim”.
Hoti ka thënë se me kabinetin, siç thotë ai “katastrofal” që u ofrua sot në seancë, nuk është i nevojshëm debati.















