Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë kërkuar shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuci.
Kjo kërkesës Isa Mustafës iu drejtua në interpelancën e thirrur nga opozita, e që u rëndit si pika e fundit në rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit.
Por, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, menjëherë pas kërkesës, nga foltorja e kuvendit e vlerësoi si të pa drejt shkarkimin e Kuçit.
“Kërkesa për shkarkimin e ministrit është e padrejtë dhe e pabazuar, e gjitha që është prezantuar në këtë mocion flet për sfidat që po ballafaqohemi, me këtë rezolutë… merita të veçanta”, tha ai.
Opozita paraprakisht ka reaguar që interpelanca është radhitur si e fundit përmes një konference për medie, duke thënë se kjo po bëhet si strategji e mazhorancës, që pikat më me rëndësi për popullin të lihen në fund.