Opozita kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë

E publikuar: 23/12/2015 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA thonë se koalicioni qeverisës duhet të jap dorëheqeje menjëherë.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ata thonë “meqenëse marrëveshja për ‘Zajednicën’ është në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë qeveria douhet të jap dorëheqje.

Reagimi i plotë i partive opozitare:

KOALICIONI I “ZAJEDNICËS” DUHET TË LARGOHET MENJËHERË

Opozita e bashkuar ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj.

Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës.

Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë.

Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.

Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues.

Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror.

Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçi është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020