Opozita hedh sërish gaz lotsjellës në Kuvend

E publikuar: 15/10/2015 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita ka përdorur sërish gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës me çka ka pamundësuar vazhdimin e punimeve.

Në Kuvend sërish ka shpërthyer gazi lotsjellës. Kjo ka ndodhur përkundër masave të rrepta të sigurisë para hyrjes në Kuvend.

Në ndërkohë liderët e opozitës kanë zënë “vendet veta” para foltores dhe po e pengojnë e kryesuesin për të filluar, raporton Koha.net.

Në ndërkohë nga Kuvendi janë larguar të gjithë deputetët.