Opozita harmonizon veprimet kundër Qeverisë

E publikuar: 30/12/2015 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këto çaste në selinë e AAK-së është duke u mbajtur një takim i liderëve të tri partive opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë.

Sipas një njoftimi nga AAK, thuhet se ata janë duke biseduar rreth harmonizimit të qëndrimeve për veprimet që do të marrin menjëherë pas vitit të ri. Këto veprime në raport me Qeverinë e Kosovës dhe përgjegjësitë e saj për marrëveshjet antikushtetuese që ka nënshkruar, transmeton Koha.net.

“Në fund thuhet se opozita beson se qeveria aktuale nuk ka më kredibilitet ta drejtojë vendin”, thuhet në fund të njoftimit.