Tri partitë opozitare kanë mbajtur një tubim me qytetarët e Ferizajt, me arsye të vetme për ti ftuar ata në tubimin e 9 janarit që është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë.
Me këtë rast kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se duhet një mobilizim i të gjithë qytetarëve për ti larguar kryeministrin Isa Mustafën e ministrin e Punëve të Jashtme Hashim Thaçin nga pushteti, njofton Klan Kosova.
“Këta dy po ia falin Serbisë, pasuritë më të çmuara të shtetit në veri përmes Zajednicës”, ka thënë Ymeri.
Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramsuh Haradinaj ka ftuar për pjesëmarrje sa më shumë qytetarët.
“Protesta e 9 janarit nuk është veç e opozitës por e gjithë popullit”, tha Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Fatmir Limaj, lideri i NISMA-s ka thënë se në pushtet sipas tij nuk lejohen të jenë njerëz që kanë shkelur kushtetutën.

















