Partia opozitare në Finlandë është shpallur fitues i zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend.
Me të gjitha votat e numëruara të zgjedhjeve që janë mbajtur dje, Partia e Qendrës ka fituar 49 vende në parlamentin finlandez që ka 200 ulëse.
Kryeministri konsverator, Alexander Stubb, e ka pranuar humbjen.
Partia e dytë në këto zgjedhje doli partia populiste “Partia e Finlandezëve” me 38 ulëse, parti kjo që njihet për politikat kundër emigrantëve.
Kjo parti kundërshton pakot e ndihmave për vendet e eurozonës në krizë derisa avokon largimin e Greqisë nga eurozona.
Fushata ka qenë e dominuar nga çështjet ekonomike duke u fokusuar në vendet e punës, ndërprerjen e benefiteve dhe rritjen e borgjit kombëtar./Indeksonline/