Opozita e tanishme s’di as të fitojë zgjedhje as të qeverisë, thotë Thaçi

14.02.2016 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita e tanishme s’di as të fitojë zgjedhje as të qeverisë, thotë Thaçi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se veprimet e opozitës po i bëjnë dëm shtetit e jo koalicionit qeverisës. Sipas tij, ka hapësirë për komunikim mes pozitës dhe opozitës, për të gjetur zgjidhje.

Në televizionin publik ai ka folur edhe për çështjen e presidentit, për të cilën ka thënë se nuk ka asnjë dilemë se do të zgjidhet në mënyrë kushtetuese dhe me votat e deputetëve nga koalicioni qeverisës, ashtu siç e thotë marrëveshja.

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi tha se nuk është zgjidhje dhe qasje e drejtë, që përmes dhunës dhe metodave jo-demokratike, të synohet që të arrihen objektivat politike.

Sipas tij, kauza e opozitës është e padrejtë dhe metodat e përdorura nga ta janë të papranueshme për qytetarët dhe për ndërkombëtarët.

Derisa foli për kërkesën e partive opozitare për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Thaçi tha se ato do të ndodhin në vitin 2018. Ai tha se opozita e di rezultatin që do të dilte nga procesi zgjedhor.

“Nuk janë të disponuar për zgjedhje sepse e dinë rezultatin. Më shumë është zhurmë. Nuk do ta pranojnë rezultatin zgjedhor dhe do të vazhdojnë me veprimet e tyre. Tash ne a të bëjmë procese zgjedhore për çdo tre muaj derisa një parti të del e para”, ka thënë ai.

Ai këshillon partitë opozitare të mësojnë t’i fitojnë zgjedhjet, e përmes kësaj, tha se do të mësojnë të qeverisin.
“Këto dy elemente u mungojnë opozitës”, tha ai.

Situatën aktuale në Kosovë, Thaçi e quajti çrregullim veprues opozitar, e jo krizë, përcjell KP. Thaçi tha se në Kosovë duhet të ketë komunikim në mes të liderëve politikë dhe Kuvendi të vazhdojë punën normale.
Sipas Thaçit, metodat që po përdorë opozita janë krejtësisht të papranueshme dhe të dëmshme për shtetin, e jo pushtetin.

Ai tha se statuti i Asociacionit të komunave me Shumicë serbe do të hartohet në përputhje me Kushtetutën, derisa për marrëveshjen për Demarkacionin tha se nëse ka gabime në proces, ato do të korrigjohen. Sipas Thaçit, ka hapësirë të që partitë politike në vend të ulen e të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje.

Ndërsa për zgjedhjen e presidentit, Thaçi tha se do të jetë transparentë dhe se do të ndodhë gjatë muajit shkurt.
“Do të jetë në muajin shkurt seanca për presidentin, kur të vendosë Kryesia e Kuvendit”, ka thënë Thaçi.

Ai thotë të mos ketë asnjë dyshim për votat që atë do ta bënin president. Procesi i qartë, kemi marrëveshjen e koalicionit. Nuk kam asnjë dilemë për të pas dyshim. Kam besim të plotë në koalicion, siç ka qenë marrëveshja”, ka thënë ai.

Pasi u pyet për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Thaçi tha se është në dorën e Kosovës ta bëjë këtë. Sipas tij, ushtria do të bëhet, e që do të jetë një forcë multietnike.

Ai ka folur edhe për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, duke thënë se vizita të tilla dëshmojnë për raportet e mira që ShBA-të kanë me shqiptarët. Sipas tij, deklarata e sekretarit Kerry për Kosovën, dhe mesazhet e tij, duhet të merren seriozisht nga të gjithë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur