Opozita e quan kidnapim arrestimin e Kurtit, thonë se Qeveria është përgjegjëse për eskalimin e situatës

E publikuar: 12/10/2015 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita kosovare thotë se Albin Kurti nuk u arrestua, por u kidnapua nga pushteti.
Kreu i VV’së, Visar Ymeri, e ka quajtur “kidnapim” arrestimin e Albin Kurtit.

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se qeveria është përgjegjëse për eskalimin e situatës.

“Në një vend ku nuk lejohet opozita të hyjë në Kuvend dhe të mbajë një konferencë dhe arreston deputetë, atëherë ai vend i është futur diktaturës”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Ajo thotë se qeveria është përgjegjeëse për eskalimin e situatës.

Edhe deputetë të Nismës thonë se i bëjnë thirrje kryeministrit të reflektojë ndaj protestave të opozitës.