Opozita e bashkuar mbetet e palëkundur nga protestat, si mjet politik për kundërshtimin e marrëveshjeve dhe për rrëzimin e Qeverisë Mustafa – Thaçi.
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka deklaruar se opozita e konteston mënyrën e zgjedhjes president të Thaçit, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridik, raporton KTV.
Ndërkaq, ai e ka lënë të hapur mundësinë që zgjedhja e Thaçit të shkojë në Kushtetuese.
Ymeri kritikoi arrestimin dhe mbajtjen në burg shtëpiak të deputetëve opozitarë, si dhe sekuestrimin e tendave nga Policia në sheshin “Skënderbeu”.
Pas zgjedhjes president të Thaçit, ka filluar të flitet për mundësinë që aktgjykimi i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese për ish-presidentin Pacolli, të merret si precedent për ta kontestuar juridikisht procedurën e zgjedhjes së Thaçit president.
/Koha/

















