E plotësuar- Përfaqësuesit e partive opozitare kanë arritur tashmë në Gjykatë Kushtetuse për të dorëzuar lëndën për Specialen.
Lëndën e kanë sjellë Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur në emër të opozitës pas deponimit në Kushtetuese, çështjen e Gjykatës Speciale.
Ajo ka thënë se Qeveria është dashur të reflektonte dhe ta merrte për bazë vendimin e 26 qershorit, duke shtuar se ky amendament e suspendon Kushtetutën e Kosovës.
“Qeveria është dashur të reflektonte dje ta merrte për baze vendimin e 26 qershorit..Ky amendament është dashtë të dërgohet në fillim në Gjykatën Kushtetuese. Ky amendament suspendon Kushtetutën e Kosovës. Kem kërkuar që ky amendament të shfuqizohet. Presim që Kushtetuesja të marr një vendim të duhur”, ka deklaruar Haxhiu./Gazeta Tribuna/