Opozita bojkoton Presidenten

E publikuar: 17/12/2015 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Subjektet opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vendosur që seancën e sotme ku presidentja Atifete Jahjaga do ta mbajë fjalimin e saj për fundvit, ta bojkotojnë seancën.

Burim të Klan Kosovës brenda Opozitës kanë thënë se sot as nuk do të protestohet dhe as nuk do të ketë ndonjë skenar tjetër që ka ndodhur brenda Kuvendit më herët, por vendimi i Opozitës së bashkuar është bojkotimi i fjalimit të Presidentes, njofton Klan Kosova.